Sot pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”, ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe afaristit Ridvan Muharremi.
Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Pallatin e Drejtësisë, ku të akuzuarit do të deklarohen lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Të pandehurit akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe rastin e “Rezervave shtetërore”, për të cilin Prokuroria pretendon se buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth 2.9 milionë euro.
Në dhjetor të vitit të kaluar ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”, ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe afaristit Ridvan Muharremi, raporotn RTKlive.
Seanca ishte paraparë të mbahej në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Pallatin e Drejtësisë, por u shty për shkak të mungesës së të akuzuarës Rozeta Hajdari dhe avokatit të Irfan Lipovicës, Feim Alaj.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Avni Syla, bëri të ditur se Gjykata i ka dërguar ftesë Hajdarit përmes Postës, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë konfirmim nëse e njëjta është pranuar në mënyrë të rregullt. Në seancë ishte i pranishëm mbrojtësi i saj me autorizim, avokati Florent Latifaj.
Ndërkohë, ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë thirrje nga Gjykata dhe ka theksuar se sapo ta pranojë ftesën zyrtare, do të paraqitet në seancë gjyqësore.
I akuzuari Irfan Lipovica ishte prezent në seancë, por mungoi avokati i tij, Feim Alaj. Përfaqësuesja ligjore e zyrës së Alajt njoftoi se ai përmes e-mailit e kishte informuar Gjykatën se nuk mund të merrte pjesë në seancë për shkak të një angazhimi paraprak në Gjykatën Themelore në Pejë.
Sipas gjyqtarit Syla, Gjykata kishte kërkuar nga avokati Alaj që të siguronte zëvendësim, por ai kishte njoftuar se nuk kishte arritur të marrë pëlqimin e të mbrojturit për avokat zëvendësues.
Në seancë ishin të pranishëm edhe të akuzuarit Hafiz Gara me avokatin Nazim Mehmeti, si dhe Ridvan Muharremi me avokatin Mahmut Halimi.
Po ashtu, munguan përfaqësuesit e palës së dëmtuar – Avokatura Shtetërore, ndonëse kishin pranuar ftesën për seancën. Gjykata njoftoi se pala e dëmtuar përmes një parashtrese ka bërë të ditur se ka iniciuar padi në Gjykatën Komerciale dhe ka konfirmuar se do të marrë pjesë në shqyrtimet gjyqësore në këtë rast.
Në këto rrethana, gjyqtari Avni Syla vendosi që shqyrtimi fillestar të shtyhet, ndërsa seanca e radhës u caktua për sot.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 11 nëntor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit për rastin e “Rezervave shtetërore”.
Sipas aktakuzës, Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa Muharremi për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale”.
Sipas Prokurorisë Speciale, buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth 2.9 milionë euro, përmes kontratave të negociuara në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit, ku një pjesë e mallit dyshohet se nuk është pranuar asnjëherë.
“Nuk dua mashkull tjetër përveç Limit”, Alba “trondit” Labin...
“I thash shoqes: E dua atë”, Dolce zbulon se Limi i pëlqen p...
Ngricat paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime d...
Bedri Hamza takohet me William Walker
Tërmet në Itali, banorët dalin në rrugë të frikësuar, pezull...
Rritet bindshëm numri i turistëve në Kosovë