Në Gjykatën e Apelit, sot do të mbahet seanca gjyqësore për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin penal kundër Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte të kryera në zonën e Prizrenit.
Seanca do të zhvillohet në Pallatin e Drejtësisë në orën 10:00.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millosh Pleskoviqin dhe e ka dënuar atë me 15 vjet burgim për krime lufte. Sipas arsyetimit të gjykatës, është vërtetuar se i akuzuari, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka vrarë tre civilë shqiptarë dhe ka plagosur disa të tjerë.
Në vendim theksohet se Pleskoviqi, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka marrë pjesë drejtpërdrejt në vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe në plagosjen e disa personave të tjerë.
Gjykata e Apelit pritet të vendosë lidhur me ankesën e paraqitur ndaj këtij vendimi./rtk
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...