Gjykata Administrative pritet të themelohet dhe të funksionalizohet brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli kushtetues Projektligjin për Gjykatën Administrative, pas një viti e 28 ditësh shqyrtim.
Lajmi u bë i ditur nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili tha se ligji është hartuar në bashkëpunim me ekspertin ligjor Rinor Hoxha dhe zyrtaren ligjore Selvije Elezaj.
Ndërkohë, Sallahu njoftoi se Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, gjithashtu pas një viti e 28 ditësh. Sipas tij, rrëzimi është bërë për arsye procedurale që lidhen me mënyrën e miratimit në Kuvend.
Postimi i plotë:
Bashkë me ekspertin ligjor Rinor Hoxha dhe zyrtarën ligjore Selvije Elezajn e kam shkruar Projektligjin për Gjykatën Administrative.
Gjykata Kushtetuese pas 1 viti e 28 ditësh, këtë ligj e shpalli kushtetues dhe kësisoj Gjykata Administrative pritet të themelohet dhe funksionalizohet pas tre muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Më cilësi edhe më të madhe dhe me pjesëmarrjen e shumë ekspertëve eminentë ndërkombëtarë dhe vendorë duke përfshirë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias e kemi shkruar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Gjykata Kushtetuese këtë projektligj e shpalli antikushtetues, serish pas 1 viti e 28 ditësh vetëm për arsye procedurale të miratimit të tij në Kuvend.
Arsyet e rrëzimit të tij nuk janë procedurale por për t’i ikë përkohësisht ballafqimit me drejtësinë civile të konfiskimit, për faktin se edhe ata mund të jenë subjekt hetimi nga Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme./Arbresh.info
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale