Reshjet e fundit kanë shkaktuar problematika në disa bashki të qarkut Gjirokastër, kryesisht rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugësh. Në Bashkinë Gjirokastër po vijon puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drino në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ndërsa rruga e Qafës së Çajupit mbetet e bllokuar. Janë kryer ndërhyrje për pastrimin e inerteve në lagjen Dunavat dhe në përroin e Sopotit në Lazarat, si dhe pastrime në fshatin Nokovë dhe hapja e rrugës në Qestorat.
Në Bashkinë Libohovë, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve aktive të dherave, ndërsa është kërkuar studim gjeologjik për zonat me rrezikshmëri të lartë.
Situata paraqitet problematike edhe në Bashkinë Memaliaj, ku një rrugë e brendshme mban të izoluar pesë banesa dhe në disa fshatra ka rrëshqitje që rrezikojnë banesa, pa mundësi ndërhyrjeje për shkak të terrenit. Në Bashkinë Këlcyrë, tre banesa në fshatin Malëshovë janë rrezikuar dhe banorët janë evakuuar, ndërsa disa akse rrugore në fshatra të ndryshme mbeten të bllokuara.
Në Bashkinë Përmet është bërë shkarkimi i ujit nga rezervuari i fshatit Tabor dhe është hapur rruga drejt Frashërit, ndërsa vijon pastrimi i dherave në lagjen Sede. Bashkia Dropull nuk raporton problematika.
Në Bashkinë Tepelenë janë zhbllokuar disa akse rrugore, por të tjera mbeten të paaksesueshme për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme. Në aksin Tepelenë–Gjirokastër qarkullimi vijon me një korsi. Sipas OSHEE, furnizimi me energji elektrike në të gjithë qarkun është normal.
Ndërkohë, niveli i lumit Vjosë në Memaliaj ka arritur në 4 metra dhe situata vijon të monitorohet nga strukturat përgjegjëse.
/rtsh.al/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...