Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pas reshjeve rekorde që përfshinë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve.
Në njoftim thuhet se java nis me depërtimin e masave të ftohta ajrore, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të temperaturave, shkruan Arbresh.info.
Temperaturat minimale gjatë mëngjeseve pritet të zbresin deri në -12°C, ndërsa maksimalet ditore gjatë mesditës do të arrijnë deri në 7°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare.
Mëngjeset do të jenë të ftohta me ngrica, ndërsa vende-vende pritet të ketë edhe mjegull. Këshillohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale:-11 deri -8°C
Temperaturat maksimale: -5 deri -1°C
Era: Kryesisht nga veriperëndimi 1-5m/s..
E martë
Mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale: -12 deri -7 C
Temperaturat maksimale: -2 deri 2°C
Era: nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s
E mërkurë
Moti kryesisht i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 1-5°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.
E enjte
Mot i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 3deri 7°C
Era: nga juglindja 1-5m/s.
E premte
Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diel.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 4 deri 7°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./Arbresh.info
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...