Një qytetare ka raportuar në Policinë e Kosovës se është bërë viktimë e një mashtrimi përmes mesazhit telefonik.
Sipas raportit policor, ankuesja ka pranuar një mesazh në telefonin e saj në të cilin i kërkohej që të përditësonte të dhënat bankare, me arsyetimin se në të kundërtën nuk do të mund t’i përdorte llogaritë e saj. Ajo ka klikuar në linkun e dërguar dhe ka futur të dhënat e kërkuara.
Pak minuta më vonë, ankuesja është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë tërhequr para, ndërsa nga kartela e firmës së saj janë marrë mijëra euro.
“Prishtinë / 10.01.2026 – 20:01. Ankuesja f/k ka njoftuar policinë se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh në të cilin kërkohej që ti përditësonte të dhënat bankare përndryshe nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj. Ankuesja ka klikuar në linkun që e kishte pranuar në mesazh dhe kishte përditësuar të dhënat. Pas pak minutash ankuesja është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë marrë para (€uro) si dhe nga kartela e firmës janë marrë (mijëra euro). Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin ditor të PK./Arbresh.info
Osmani: Kemi shpartalluar propagandën e Serbisë duke rikonfi...
Procedim penal 33-vjeçares në Durrës, braktisi 3 fëmijët e m...
Komuna e Shtimes paralajmëron nisjen e evidentimit të dëmeve...
Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...