Një person është arrestuar në rrugën “Toni Bler” në Prishtinë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor dhe i njëjti i ka shkaktuar lëndime viktimës.
“Rr. Toni Bler, Prishtinë / 10.01.2026 – 10:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për mos zbatim të urdhrave të zyrtarit policor, i njëjti në stacion policor ka sulmuar zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime. Zyrtari i lënduar ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...
Rritet konsumi i duhanit në Kosovë, shqetësim i madh te të r...
FIFA konfirmon një ndryshim të ri në rregullore para fillimi...
Kurti e kap tabllën e filxhanit në emision: Kosova është pak...
Ky është teksti që familja e Vuçiqit donte ta hiqte me çdo k...