Arsenal dhe Liverpool janë ndarë në barazim pa gola në përballjen e javës së 21-të të Ligës Premier, në një ndeshje të fortë dhe me ritëm të lartë, por ku mungoi finalizimi.
Skuadra e Mikel Artetës ishte më kërkuese gjatë pjesës së parë dhe dominoi posedimin e topit, duke krijuar disa raste të pastra shënimi.
Bukayo Saka dhe Declan Rice testuan disa herë portierin Alisson, i cili u tregua vendimtar me pritje të shkëlqyera, veçanërisht në minutën e 44-të, kur ndali një goditje të fortë nga Rice nga distanca. Arsenali kërcënoi edhe nga krahët me Timber dhe Trossard, por mbrojtja e Liverpoolit rezistoi.
Në anën tjetër, Liverpooli u bë më i rrezikshëm me kalimin e minutave. Rasti më i mirë për “The Reds” erdhi në minutën e 27-të, kur Conor Bradley goditi shtyllën pas një topi të kthyer në zonë.
Dominik Szoboszlai provoi disa herë nga distanca dhe nga goditjet e dënimit, por pa arritur ta gjejë rrugën e rrjetës.
Pjesa e dytë u karakterizua nga luftë e fortë në mesfushë, ritëm i lartë dhe ndërprerje të shpeshta, por pa raste të pastra goli.
Në fund, të dy skuadrat u pajtuan me nga një pikë. Pas këtij rezultati, Arsenali mbetet në krye të tabelës me 49 pikë, ndërsa Liverpooli renditet në vendin e katërt me 35 pikë.
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...