Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Brightonit në ndeshjen e xhiros së 21-të në Premier League.
Katër minuta para fundit të pjesës së parë, City fitoi penallti ku në gol e konkretizoi Erling Haaland, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Situata ndërroi në etapën e dytë, ku mysafirët e nisën mirë.
Pas një ore lojë, Mitoma barazoi rezultatin në 1-1.
Më pas City u mundua të rikthej epërsinë por ishte e kot, pasi deri në fund shifrat mbeten të paprekura.
Ky ishte barazimi i tretë me radhë për Man Cityn në Premier League, dhe tashmë gara për titull vështirësohet edhe më shumë pasi ka pesë pikë më pak se Arsenali, i cili ka një ndeshje më pak të luajtur.
City në total ka 43 pikë, derisa Brightoni 29 sosh në pozitën e 10-të.
Ndeshjen e radhës në Premier League, skuadra e Guardiolas e luan ndaj Manchester United pas 10 ditësh, kurse Brightoni përballet me Bournemouth./Arbresh.info
Në Kupën FA mund të ketë befasi
Rama: Deputetët të angazhohen në terren për konstatimin e dë...
Shfuqizohet edhe Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Ngritët aktakuzë për vrasjen e policit Muhamet Lika në Kaçan...
Kushtetuesja rrëzon 12 vendime të Kuvendit të kontestuara ng...