Barcelona ka arritur të shënoj fitore me lehtësi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 5-0.
Pas 22 minutash, Ferran Torres realizoi për epërsinë fillestare, shkruan Arbresh.info.
Tetë minuta më vonë Fermin dyfishoi rezultatin. Ndërkohë Roony Bardhji shënoi për 3-0 në minutën e 34-të.
Ndërkohë pas katër minutave erdhi edhe goli i katërt i shënuar nga Raphniha pas asistimit të Bardghji.
Raphinha me asistim të Bardhjit realizoi edhe golin e pestë, ku e vulosi fitoren 5-0 në minutën e 52-të.
Deri në fund nuk pati gola tjerë, dhe Barcelona siguroi finalen e Superkupës së Spanjës.
Në finale të dielën e pret fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info
Në Kupën FA mund të ketë befasi
Rama: Deputetët të angazhohen në terren për konstatimin e dë...
Shfuqizohet edhe Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Ngritët aktakuzë për vrasjen e policit Muhamet Lika në Kaçan...
Kushtetuesja rrëzon 12 vendime të Kuvendit të kontestuara ng...