Policët e stacionit policor në Ferizaj kanë identifikuar dy shoferë dhe kanë ndërmarrë masa ndëshkimore për kundërvajtje të rënda në komunikacion, të cilat ishin publikuar në rrjetet sociale.
Shoferi L.B. (21 vjeç) është ndëshkuar me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 12 muaj, për kundërvajtje të tejkalimit të shpejtësisë, transmeton Arbresh.info.
“Ai, duke drejtuar veturën BMW X6 me targa të huaja, në fshatin Greme të Ferizajt, në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 209 km/h. Shoferi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar, e cila ishte publikuar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është ndëshkuar edhe shoferi tjetër E.K. (27 vjeç) me gjobë prej 150 euro dhe 1 pikë negative, i cili në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke drejtuar veturën Seat Ibiza me targa vendore, ka kryer lëvizje të vrullshme me automjet. Edhe ky shofer e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar, e cila ishte publikuar në rrjetet sociale.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit, duke mos rrezikuar jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...