Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Hoti” në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeçar, nga Mamusha. Policia, në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Bytyqi./Arbresh.info
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...