Medium i madh gjerman Kicker, gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e mefushorëve të të mirë në Bundesligë deri në këtë pikë të sezonit.
Aty nuk ka munguar as emri i yllit të kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu i cili djersit fanellën e Hoffenheimit, shkruan Arbresh.info.
Avdullahi është renditur në pozitën e 11-të, krah me emra të njohur të Bundesligës.
“Leon Avdullahu i mbyll hapësirat te Hoffenheimi sipas udhëzimeve taktike”, ka shkruar “Kicker”, duke vënë në pah disiplinën dhe rolin e tij të rëndësishëm në organizimin defensiv të skuadrës.
Kësaj liste i prinë mesfushori i mirënjohur i Bayernit, Joshua Kimmich, i dyti është Alex Garcia i Leverkusenit ndërsa top treshen e mbyll ylli i Dortmundit, Felix Nmecha.


Leoni u transferua verën e kaluar tek Hoffenheimi nga Baseli, derisa ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2029./Arbresh.info
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...
Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballk...
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...