Bayern Munich ka arritur marrëveshje verbale me Dayot Upamecanon për rinovimin e kontratës.
Klubi bavarez ka pranuar kushtet kryesore të marrëveshjes, përfshirë pagën, strukturën dhe kohëzgjatjen, duke paraqitur ofertën më të mirë për të mbajtur mbrojtësin francez në “Allianz Arena”, shkruan Arbresh.info.
Sipas Fabrizio Romanos, detaji i fundit që mbetet për t’u finalizuar është klauzola e lirimit, e cila pritet të jetë mbi 60 milionë euro, me vlerën dhe kohën e aktivizimit ende në diskutim.
Upamecano më herët është raportuar se po kërkohet me ngulm nga Reali, klub i cili dëshironte ta transferonte me parametra zero.
Ai iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2021.
Këtë sezon francezi ka pasur 21 paraqitje me klubin ku ka realizuar edhe një gol./Arbresh.info
Syla: Fundi i gjykimit të madh, s’kemi shumë shpresë për laj...
Arrestohet një person për grabitje në një villë në Qagllavic...
Avdullah Hoti kandidat serioz për kryetar të LDK-së, mbështe...
Miratohet Udhëzimi administrativ për taksat gjyqësore
Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milion...
The Guardian shkruan për përmbytjet në Kosovë