Një person në Prizren ka njoftuar policinë se vetura e tij është dëmtuar.
Sipas ankuesit, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga një predhë e kalibrit të panjohur, e cila ka ardhur nga drejtim i panjohur.
Në momentin e incidentit, vetura ka qenë e parkuar para shtëpisë së tij, në një rrugë private. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Prizren / 04.01.2026 – 11:00. Më 05.01.2026 ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se vetura e tij është dëmtuar, dyshohet nga një predhë e kalibrit të panjohur që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Në momentin e incidentit vetura kishte qenë e parkuar para shtëpisë së tij në rrugë private. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...