Një zjarr ka përfshirë një objekt afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lidhur me rastin për Arbresh.info ka folur zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
Ai tha se në vendin e ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Ndërkaq theksoi se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha ai./Arbresh.info
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...