Manchester City është ndalur me barazim 1-1 nga Chelsea në ndeshjen e xhiros së 19-të në Premier League, duke bërë një tjetër hap fals në luftë për kreun e tabelës me Arsenalin.
Edhe pse ndeshja u nis mirë nga City, ku realizuan në pjesën e parë saktësisht tre minuta para fundit me Reijndersin, nuk arritën ta mbajnë epërsinë deri në fund, shkruan Arbresh.info.
Ishte Enzo Fernandez, ai i cili “fiku dritat” në “Etihad Stadium” në minutën e katërt shtesë të ndeshjes për ta barazuar takimin.
Pas këtij goli nuk pati shumë kohë dhe ndeshja u mbyll 1-1, ku dy skuadrat fituan nga një pikë.
Pas 19 ndeshjeve Man City ndodhet në pozitën e dytë me 42 pikë, gjashtë më pak se Arsenali lider. Derisa Chelsea është i pesti me 31 sosh./Arbresh.info
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person