
Screenshot
Mediat amerikane kanë publikuar pamje nga momenti kur Nocolas Maduro ka mbërritur në zyrat e DEA në New York. Në video, Maduro shfaqet me shapka dhe me një shishe uji në dorë, shoqëruar nga dy agjentë të DEA.
Presidenti i Venezuelës u arrestua së bashku me gruan e tij nga Delta Force amerikane të shtunën . Ai u mor me avion ushtarak nga kryeqyteti i Venezuelës dhe më pas u dërgua në New York.
Në një video të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë, Maduro dëgjohet duke thënë “Mirëmbrëma, gëzuar Vitin e Ri”.
Maduro akuzohet për “komplot për narko-terrorizëm, komplot për importimin e kokainës në Shtetet e Bashkuara, si dhe posedim të mitralozëve dhe mjeteve shpërthyese”. Ajo shtoi se këto veprime janë konsideruar si të drejtuara kundër SHBA-së.
Prokurorja e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, ka zbardhur akuzat ndaj Presidentit te Venezuelës, Nicolas Maduro. Ky i fundit është paditur penalisht në Distriktin Jugor të New Yorkut nën akuza të rënda që lidhen me trafik droge dhe armësh.
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...
“Kosova e re” dhe “Centrali me gaz”, Hoti: Dështimi i këtyre...
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...