Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga ortekët në Alpet italiane. Erërat e forta vështirësuan operacionet e shpëtimit. Një ortek fillimisht goditi Luginën Maira jugperëndimore të Alpeve, pranë kufirit francez në rajonin italian të Piemontes, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas Shërbimit të Ndihmës së Parë Alpine.
Ndërsa një nga të plagosurit është në gjendje kritike. Ekipet e shpëtimit u nisën në këmbë nga lartësi më të ulëta pasi erërat e forta i penguan ekipet e helikopterëve të arrinin në vendngjarje, tha agjencia në një deklaratë.
Ndërkohë orteku i dytë ndodhi pranë Pragelato, një vendpushim i njohur skish rreth 60 kilometra në perëndim të Torinos. Një grua që ishte bllokuar arriti të lirohej, por nuk ishte në gjendje të lëvizte për shkak të lëndimeve të saj.
Ekipet e shpëtimit po punonin për ta shpëtuar, ndërsa helikopterët ishin përsëri të kufizuar për shkak të kushteve të këqija të motit.
Në rajonin verilindor italian të Venetos, një ortek në shpatin Vaio Gabene në Dolomitet e Vogla vrau një skiator 50-vjeçar, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...