Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture në fshatin Llazicë të Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, duke bërë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën Pejë–Prishtinë.
Sipas informacioneve fillestare, shoferi i veturës dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me kamionin që ishte i parkuar jashtë rrugës. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Sot, rreth orës 12:30, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Llazicë, komuna e Malishevës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Sipas informatave fillestare, dyshohet se shoferi i veturës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me kamionin i cili ishte jashtë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...