Në Kuvendin e Kosovës po mbahet Akademia Përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka vlerësuar Dacin si një intelektual që e konsideroi arsimin dhe shkencën jo vetëm profesion, por mision kombëtar dhe mjet për emancipimin e popullit të Kosovës.
Ai ka theksuar se Daci ndërtoi jetën mbi baza të palëkundura, duke u dalluar për punë të pandalshme, dije të thellë dhe përkushtim ndaj interesave të komunitetit që përfaqësonte.
“Nexhat Daci e ndërtoi jetën e tij mbi themelet e palëkundura, punë të pandalshme, dije të thellë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për interesat e popullit që ai i takonte. Ai ishte shembulli i intelektualit që e kuptoi arsimin dhe shkencën jo vetëm si profesion, por si mision kombëtar dhe mjet thelbësor të emancipimit tonë. Nexhat Daci ishte ndër themeluesit të standardeve më të larta universitare, shkencore në vendin tonë”, u shpreh ai.
Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i kombëtares, humb m...
Hargreaves: Kosovës i nevojitet Presidenti menjëherë pas zgj...
Atletico nuk dorëzohet për Alvarezin, PSG dhe Arsenali futen...
Fushata zgjedhore, KPK kërkon të shmangen deklaratat që ceno...
Jeronimo Sarin emërohet kryetrajner i Sigal Prishtinës
Igball Jashari prezantohet tek Drita