FC Drita ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me plot suksese, duke arritur të shpallet kampion i Kosovës për edicionin 2024/25.
Gjilanasit u shpallën kampion me 74 pikë të grumbulluara pas 36 xhirove, duke lënë prapa Ballkanin me 62 sosh, shkruan Arbresh.info.

Për Dritën ky ishte titulli i katërt në historinë e klubit, pas atyre në sezonet 2002/03, 2017/18 dhe 2019/20.
Titulli ishte i veçantë edhe për timonierin e Dritës, Zekirija Ramadani për të cilin ishte trofeu i katërt me katër skuadra të ndryshme në elitën e futbollit kosovar.
Drita nuk u ndal me kaq, pasi fitoi titullin kampion e gjithë vëmendja tani ishte në Evropë.
Kampionia e Kosovës nisi kualifikimet në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, ku përball pati Differdange 03.
Bardhekaltrit fituan 1-0 në Prishtinë, e 2-3 në Luksemburg për t’u bërë skuadra e parë në histori të Kosovës, që arrin ta kaloj një raund në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Shorti për raundin e dytë, nuk pati “mëshirë” për gjilanasit pasi i vuri përballë kampionit të shumëfishtë të Danimarkës, Copenhagen.

Një skuadër me përvojë të madhe dhe pjesëmarrje të shumëfishta në Ligën e Kampionëve.
Drita u ndal ku pas dy ndeshjeve, rezultat i përgjithshëm ishte 3-0, dhe u eliminua nga kualifikimet e këtij kompeticioni.
Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, Drita vazhdoi ëndrrën evropiane në Ligën e Evropës ku u ndesh me gjigantin rumun FCSB.

Përkundër dy paraqitjeve të mira, Drita u eliminua nga rrethi i tretë i Ligës së Evropës, për të vazhduar kualifikimet në play-offin e Ligës së Konferencës.
Aty, Drita do të përballej më një kundërshtarë tashmë të njohur, Differdange 03 të cilin e kishte eliminuar në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.

Me dy fitore, 2-1 në Prishtinë, e po ashtu 0-1 në Luksemburg – Drita arriti të shkruaj histori për t’u kualifikuar për herë të parë në Ligën e Konferencës.
Tashmë gjilanasit kishin përsëritur suksesin Ballkanit, por dëshironin edhe më shumë.
Pas gjashtë ndeshjeve në fazën e ligës të Ligës së Konferencës, Drita arriti dy fitore ndaj Shelbournet dhe Shkëndijes së Tetovës, dy barazime me KUPS-in e Omonia, dhe pësoi dy humbje nga gjigantët evropian AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano.
Skuadra e Ramadanit pas gjashtë xhirove grumbulloi tetë pikë, dhe u rendit e 20-ta për ta siguruar play-offin e Ligës së Konferencës.
Kjo është arritja më e madhe në histori të futbollit kosovar, pasi Drita është bërë skuadra e parë nga vendi ynë që e arrin fazën e play-offit të Ligës së Konferencës.
Në play-off, Drita do të përballet me Celjen ose AZ Alkmaarin. Kjo do të vendoset me short.
Me gjithë këto suksese, viti 2025 do të shkruhet në shkronja të arta në historinë e klubit nga Gjilani që tashmë ka bërë emër jo vetëm në vend e rajon por edhe në mbarë Evropën./Arbresh.info
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...