Kapiteni i Athletic Bilbao, Inaki Williams, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, duke e quajtur këtë vendim një turp për futbollin dhe tifozët.
Më 7 janar Athletic do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës. Gjysmëfinalja tjetër do të luhet më 8 janar mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. Superkupa e Spanjës zhvillohet në Arabinë Saudite prej gjashtë vitesh.
“Është e vështirë për tifozët të organizojnë udhëtimin dhe ndihesh sikur po luan gjithmonë jashtë fushe”, është shprehur sulmuesi i Athletic.
Williams ka treguar se është i shqetësuar edhe për arsye personale, pasi gruaja e tij është në një fazë të avancuar të shtatzënisë dhe mund të lindë nga momenti në moment. “Është e vështirë të lë gruan dhe djalin tim këtu”, e ka pranuar ai, duke shtuar se megjithatë mbetet në dispozicion të klubit dhe do të përpiqet të japë maksimumin në Superkupë.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun