Një grabitje spektakolare ka ndodhur përgjatë Krishtlindjeve në një bankë kursimesh në qytetin perëndimor Gelsenkirchen të Gjermanisë.
Autorët, ende të paidentifikuar, kanë hyrë në bankë dhe kanë vjedhur para, ar dhe bizhuteri në vlerë rreth 30 milionë euro, duke thyer më shumë se 3,000 kasaforta personale të klientëve.
Sipas policisë gjermane, grabitësit përdorën mjete profesionale, përfshirë një pajisje të fuqishme për të gërmuar murin e kasafortës, për të arritur në dhomën ku ruheshin sendet e vlefshme.
Hyrja në objekt u bë përmes një garazhi parkimi, ku ata punuan disa orë në heshtje gjatë fundjavës së festave duke gërmuar deri sa arritën në dhomën e Kasafortës. Kjo grabitje konsiderohet një ndër grabitjet më të rënda në Historinë moderne të Gjermanisë.
Ngjarja u zbulua nga Stafi i Bankës mëngjesin e kësaj të hëne pasi papritur në bankën e kursimeve u aktivizua alarmi I zjarrit, duke detyruar kështu shërbimet e emergjencës që të shkonin në vendngjarje dhe të gjenin murin e prishur dhe kasafortat e shkatërruara.
Ende nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar autorët dhe mënyrën e largimit të tyre vijojnë duke përdorur pamjet nga kamerat e sigurisë në zone.
Të paktën disa qindra klientë të prekur u mblodhën jashtë degës së bankës për të kërkuar shpjegime dhe informacion këtë të martë, ndërsa policia dhe banka kanë mbyllur përkohësisht objektin për arsyet e sigurisë dhe hetimit.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun