Sot, në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka përkujtuar të gjithë ata që me armë në dorë dhe guxim në shpirt e bënë të mundur lirinë e Kosovës.
Kryetari Basha ka potencuar se data 30 dhjetor është një datë e veçantë, e përzgjedhur për të shënuar Ditën e Veteranëve, pasi më 30 dhjetor 1991 familja Jashari tregoi rezistencë të madhe dhe frymë të patundur në Prekaz, duke u përballur me aksionin e parë të forcave policore serbe.
Gjatë përballjes së ashpër dhe të armatosur, ka shtuar kryetari Basha, Ademit, Hamzës dhe Rifatit iu bashkuan familjarët, kushërinjtë, shokët, miqtë dhe bashkëfshatarët, duke mbrojtur shtëpinë dhe idealin e lirisë së Kosovës.
Ky veprim heroik, siç tha kreu i Kuvendit, tregoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Jashari dhe u bë simbol i qëndresës për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar.
“Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët tanë, bashkëluftëtarët dhe shokët e tyre. Me veprën dhe guximin e tyre, ata e bënë historinë e çlirimit të Kosovës dhe hapën rrugën për ndërtimin e shtetit të saj. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mirënjohje e respekt i përhershëm për veteranët e saj”, ka thënë në një shënim të tij kryeparlamentari Basha./Arbresh.info
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...