Vitinha po vazhdon të konfirmohet si një nga figurat kryesore të futbollit evropian.
Mesfushori i Paris Saint-Germain u shpall mesfushori më i mirë i vitit 2025 në ceremoninë e Globe Soccer Awards, të mbajtur në Dubai, duke kurorëzuar një sezon pothuajse perfekt.
Nën drejtimin e Luis Enrique, PSG dominoi në mënyrë mbresëlënëse, me Vitinhën si një nga shtyllat kryesore të skuadrës, ndërsa kulmi i suksesit erdhi me fitimin e Ligës së Kampionëve.
Në një intervistë për Marca, 25-vjeçari portugez foli edhe për idhujt që kanë ndikuar më së shumti në formimin e tij si futbollist.
“Pa asnjë dyshim, lojtari që më ka frymëzuar më shumë është Iniesta. Andrés ka qenë gjithmonë modeli im më i madh. Pastaj vjen Luka Modrić, sigurisht. Këta të dy kanë qenë referencat e mia kryesore”, u shpreh Vitinha.
Një lidhje e qartë me dy legjenda të mesfushës, nga dy rivalët më të mëdhenj spanjollë, që shpjegon stilin elegant dhe inteligjent të lojës së Vitinhës, tashmë të konsoliduar në elitën botërore.
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Hakimi hyn në histori të...
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...