Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se shpreson që faza e dytë e planit të paqes në Gaza të nisë “shumë shpejt”, duke theksuar se çarmatimi i Hamasit është kusht thelbësor për vazhdimin e procesit.
Komentet, Trump i bëri gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Florida, ku dy liderët zhvilluan bisedime mbi situatën e sigurisë në rajon.
“Sa më shpejt që të mundemi të kalojmë në fazën dy. Por duhet të ketë çarmatim”, tha Trump.
Ai paralajmëroi se nëse Hamasi nuk përmbush këtë kusht, do të përballet me pasoja të rënda.
“Nëse ata nuk çarmatosen, siç kanë rënë dakord, atëherë do të ketë ferr për t’u paguar për ta,” tha Trump, duke shtuar se çarmatimi duhet të ndodhë “brenda një kohe mjaft të shkurtër”.
Trump deklaroi gjithashtu se rindërtimi i Gazës mund të fillojë shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, Trump paralajmëroi edhe Iranin, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin një tjetër sulm të madh nëse Teherani rifillon rindërtimin e programeve të tij të raketave balistike ose të armëve bërthamore.
Plani i paqes për Gazën hyri në fuqi në muajin tetor dhe përbëhet nga disa faza. Faza e dytë parashikon krijimin e një qeverie teknokratike në territorin e shkatërruar, çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e trupave izraelite, përpara se të nisë procesi i rindërtimit./rtsh.al/
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...