SC Gjilan vazhdon të dallohet si një nga klubet më të veçanta në Superligë, jo vetëm për paraqitjet sportive, por edhe për përkushtimin e tij ndaj komunitetit.
Skuadra gjilanase, tashmë në fundvit, dëshmon rregullisht anën e saj humane duke qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, shkruan Arbresh.info.
Këtë herë, “Skifterat” kanë ndarë nga 2 mijë euro secilës, duke mbështetur financiarisht Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, Shoqatën “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit.
“Sporti nuk është vetëm garë dhe emocione në fushë – ai është edhe zemër, solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore. Me këtë frymë, Fondacioni Sport Club Gjilani ka ndërmarrë një hap domethënës duke mbështetur financiarisht Qendrën e Kujdesit Ditor ‘Pema’, Shoqatën ‘Handikos’ dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...