Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur rreth raportit me Tifozat Kuq e Zi.
I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arban Osmanit, i pari i FSHF-së pranoi se raportet Federatë-tifozë janë prishur, shkruan Arbresh.info.
“I kemi prishur pak marrëdhëniet kohët e fundit me Tifozat Kuq e Zi, për arsye të pranisë së tyre në stadium. Kjo nuk ka të bëjë në marrëdhënien personale.”
“Ka disa rregulla që ne duhet t’i respektojmë. Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe kontributin e çdo tifozi që vjen në stadium.”
“Por ne dëshirojmë një nivel dhe një ambient më të kulturuar në stadium”, deklaroi Duka./Arbresh.info
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Hakimi hyn në histori të...
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...