Sulmuesi anglez Marcus Rashford ka folur hapur për planet e tij të së ardhmes, teksa synon të qëndrojë te Barcelona edhe pas përfundimit të huazimit nga Manchester United.
28 vjeçari u transferua në Spanjë verën e kaluar për t’iu bashkuar gjigantëve të La Ligës, pas prishjes së marrëdhënieve me trajnerin e United, Ruben Amorim, në “Old Trafford”.
Paraqitjet e tij me fanellën blaugrana kanë qenë mbresëlënëse. Anglezi ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tetë asistime në 1.569 minuta lojë, ndërsa vetëm Lamine Yamal ka më shumë përfshirje direkte në gola nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.
Barcelona ka një opsion blerjeje për Rashfordin verën e ardhshme, i cili vlerësohet rreth 30 milionë paundë. Duke folur këtë javë, sulmuesi ka theksuar se synimi i tij është të kontribuojë në suksese edhe më të mëdha për klubin katalanas.
“Po përshtatem shumë mirë me klubin dhe qytetin. Që nga momenti që mbërrita, ndjeva se të gjithë më pritën shumë mirë,” u shpreh Rashford.
“Për mua, arsyeja pse jam këtu është të ndihmoj ekipin të fitojë trofe. Sezoni i kaluar ishte fantastik, por në jetë gjithçka ndodh shumë shpejt, gjërat ndryshojnë dhe qëllimi është të përsërisim sukseset. Jam plotësisht i fokusuar në këtë,” shtoi ai.
Me formën aktuale dhe ndikimin e madh në lojën e Barcelonës, Rashford po shndërrohet në një nga figurat kyçe të skuadrës, ndërsa e ardhmja e tij duket gjithnjë e më shumë e lidhur me “Camp Nou”.
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi
Kurti: E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fo...
Numërohen gati 10% të votave – Kurti e Konjufca lënë shumë m...