Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha pasi ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, këtë 28 dhjetor e quajti ditë feste për demokracinë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar, pasi siç tha, dalja e tyre e lartë garanton dhe përfaqësim më të drejt.
“Sot është një dite feste për demokracinë e siç e dini në demokraci shoqëritë e thonë fjalën e tyre përmes votës, prandaj sot është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët të dalin të votojnë në numër sa më të lartë, sepse dalja e tyre e lartë garanton dhe përfaqësim më të drejt. Vetëm katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e ardhshme. Ju bëj thirrje të gjithëve të dalin pasivisht”, deklaroi Basha.
Ai ka falënderuar Komisionin Qendror për siç tha organizimin e shpejt të këtyre zgjedhjeve, komisionet, vëzhguesit, që tha se garantojnë një proces transparent e demokratik.
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant