Një person është plagosur me armë zjarri në shtunën në Duhël të Suharekës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, lidhur me rastin pesë persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa është sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë.
“Duhël, Suharekë / 27.12.2025-11:39. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur viktimën m/k, i cili dyshohet se pas një përleshje fizike që kishte me dy të dyshuar m/k, për motive të panjohura, ka pësuar lëndime nga të shtëna me armë zjarri (i plagosur) i cili është duke u trajtuar ne spital. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar m/k, dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë derguar në mbajtje, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...