Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale shumë komplekse për largimin e një tumori intratorakal me përmasa të mëdha, rreth 13 × 10 cm.
Pacientja R. B. (1974) ishte trajtuar më parë nga kardiologët për probleme kardiake, të cilat rezultuan si pasojë e presionit që masa tumorale ushtronte mbi zemrën, duke penguar funksionimin e saj normal.
Pas ekzaminimeve të detajuara radiologjike dhe vlerësimeve mjekësore, u mor vendimi për ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni u realizua me sukses nga ekipi i specializuar i kirurgëve torakalë, në bashkëpunim të ngushtë me anesteziologët, instrumentarët dhe stafin mbështetës.
“Tumori, i cili kishte penguar funksionimin normal të mushkërive dhe zemrës, u hoq plotësisht. Gjendja e pacientes aktualisht është stabile dhe ajo po monitorohet sipas protokolleve standarde të kujdesit post-operativ”, thuhet në njoftim..

Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...