Pasaporta e Kosovës renditet e 62-ta në botë në listën tradicionale Pasaporta Henley, e cila thotë se, sipas të dhënave nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ajo lejon hyrjen pa viza në 81 vende.
Singapori është në vendin e parë me hyrje të lirë në 193 vende, Koreja e Jugut është në vendin e dytë, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në 190 vende pa vizë, Japonia e treta me 189.
Sllovenia dhe Hungaria në vendin e gjashtë, me pasaporta që lejojnë hyrjen pa viza në 185 vende, Kroacia është e shtata (184).
Në rajon, Shqipëria renditet e 46-ta, me 122 vende ku mund të udhëtohet pa viza. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në vendin e 41-të (129 vende), Bosnja dhe Hercegovina e 45-ta (123), Serbia e 35-ta (137).
I fundit në listën e Pasaporta Henley, renditet Afganistani, me pasaportat e të cilit mund të hyni vetëm në 24 vende pa vizë.
Kujtojmë, sipas këtij indeksi, Kosova në vitin 2021 renditej në pozitën e 108-të në botë
Indeksi i Pasaportave Henley është renditja origjinale e të gjitha pasaportave të botës sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit e tyre mund të hyjnë pa vizë paraprake. Indeksi përfshin 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi.
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...