Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijë

16:32 | 24 Dhjetor 2025
R J

Policia në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës, Pejës e Prizrenit, ka shpërndarë dhurata për fëmijët.

Kjo me rastin e festës së Vitit të Ri, ku dhe u realizuan aktivitetet festive në kuadër të projektit “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”.

Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që t’u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri.

“Policia e Kosovës është këtu jo vetëm për të mbrojtur, por edhe për të ndarë momente të veçanta si këto me komunitetin me raste festive, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe qytetarëve mbetet një shtyllë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie më të mirë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se projekti i organizuar me përkushtim nga Policia e Kosovës, u prit shumë pozitivisht nga qytetarët, ndërsa fëmijët shprehën entuziazëm dhe gëzim të veçantë gjatë pranimit të dhuratave.

“Policia e Kosovës u uron qytetarëve festat duke ju dëshiruar vit të mbarë”.