Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se subjektet që janë në konfliktin me ligjin apo që janë në procese gjyqësore nuk mund të përfitojnë nga paqja fiskale.
Gjatë një bashkëbisedimi me komunitetin e biznesit për paketën fiskale 2026, Rama u pyet se si do përfitojnë subjektet nëse kjo nuk është amnisti fiskale?
Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se në këtë rast bëhet fjalë për ato subjekte që nuk janë në konflikt me ligjin dhe nuk kanë procese të hapura penale apo gjyqësore.
“Dallimi është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë. Këtu bëhet paqe me të gjithë ata të cilët nuk janë në konflikt aktualisht me ligjin në Republikën e Shqipërisë.
Nuk janë në procese penale të hapura. Nuk janë në procese gjyqësore të hapura, të cilat afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Kaq e thjesht është”, u shpreh Rama.
Sa i përket pjesës tjetër, ai theksoi se do të veprohet ashtu siç parashikon ligji.
“Për gjithë pjesën tjetër është siç shkruhet në ligjin e miratuar.
Nëse sipërmarrja dëshiron t’u rikthehet pasqyrave të deklaruara në vitet e mëparshme dhe të paraqesë pranë administratës Tatimore pasqyra të reja ku ka vetëkorrigjim të të ardhurave, atëherë do të paguajë vetëm 5 për qind të fitimit të ri.
Kështu do të formalizojë atë pjesë të të ardhurave që nuk e ka nga pasqyra. Është shumë e thjeshtë nuk ka fare asnjë komplikim”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi rre...
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeveri...
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...