Policia e Kosovës në dy raste të ndara, më 19 dhe 20 dhjetor ka gjetu një sasi të konsiderueshme të armatimit.
Zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar:
Një armë gjuetie,
Një karabinë,
Një armë të llojit AK-47,
240 fishekë,
Një palë dylbi.
Si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe:
Një) pushkë ajrore,
mekanizëm për barut,
Një thikë ushtarake,
Një frotroll për revole.
“Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.
Derisa në rastin e dytë është arrestuar një person R.R (1965).
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar:
Një pushkë gjuetie;
Një pushkë gjysmë automatike;
Një bombë dore,
Dy tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të armëve të zjarrit, duke vepruar në funksion të ruajtjes së rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim.
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...