Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se brenda një viti Kosova ka arritur katër njohje të reja ndërkombëtare, një ngjarje që nuk kishte ndodhur më shumë se një dekadë.
Sipas Kurtit, njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar përbëjnë një sukses të rëndësishëm për shtetin dhe Republikën e Kosovës.
“Katër njohje brenda një viti. Hera e fundit kur kjo kishte ndodhur ishte para më shumë se një dekade. Njohjet e reja dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar janë sukses i shtetit dhe Republikës. Edhe më të rëndësishme këto njohje i bën fakti se ato erdhën pas një kohe kur më shumë flitej për rrezikun nga të ashtuquajtura çnjohje sesa për mundësitë e njohjeve të reja. Lajmet e mira për vendin janë lajme të mira për të gjithë qytetarët”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...