Një person i privuar nga liria ka tentuar mbrëmjen e së hënës të arratiset nga Stacioni Policor në Rahovec.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth orës 21:00, i dyshuari, ndërsa ndodhej në dhomat e ndalimit, ka hapur me forcë derën dhe ka dalë nga ambientet e stacionit.
Menjëherë pas incidentit, patrullat policore reaguan dhe arritën ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë sërish.
‘Rahovec 22.12.2025-21:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë në dhomat e ndalimit, me forcë ka hapur derën e dhomës se ndalimit dhe ka dalë nga stacionit policor për t’u arratisur. Patrullat policore kanë arritur ta arrestojnë të njëjtin dhe ta kthejnë përsëri në Stacion Policor. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor, i njëjti është kthyer në dhomën e ndalimit”, thuhet në raport./Arbresh.info
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare