Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Sot, do të bëhet prezantimi i prova e materialeve, më konkretisht pamjet e ditës tragjike, shkruan Arbresh.info.
Në seancën fillestare më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm, Granit Plava nuk u deklarua, ndërsa Kushtrim Kokalla tha se nuk do të deklarohej pa u konsultuar me mbrojtjen.
Fajtor u deklarua Tom Dodaj, i cili u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 15 janar 2025, ngriti aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla kishin dakorduar që vrasja të kryhej nga Plava, me marrëveshje që Murseli t’i paguante 30 mijë euro.
Kosova në qendër të arkitekturës së re të sigurisë në Bordin...
Kosova forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, dy oficerë të FSK-...
Konjufca pret nesër ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Evropa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, temperatur...
Përleshje e ashpër mes tifozëve të Arsenalit dhe PSG-së
Pas 7 muajsh në hapësirë, tre astronautë kinezë rikthehen në...