Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatit masa dukshëm më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm në vitin 2026, të mbështetura nga miliarda dollarë fonde të reja federale.
Plani përfshin zgjerimin e bastisjeve në vendet e punës, rritjen e numrit të deportimeve dhe forcimin e ndjeshëm të agjencive të sigurisë kufitare, pavarësisht reagimeve në rritje kundërshtuese në disa qytete amerikane.
Administrata Trump ka dërguar agjentë të emigracionit në qytetet kryesore të SHBA-së, ku në disa raste janë regjistruar përplasje me banorë gjatë kontrolleve në lagje me popullsi të lartë emigrante.
Ndërkohë, ndonëse këtë vit janë zhvilluar bastisje të profilit të lartë në biznese të ndryshme, autoritetet kanë shmangur kryesisht fermat, fabrikat dhe sektorë të tjerë ekonomikisht jetikë, të njohur për punësimin e emigrantëve pa dokumente.
Sipas paketës së re të shpenzimeve të miratuar nga Kongresi në korrik, Agjencia e Emigracionit dhe Doganave (ICE) dhe Patrulla Kufitare do të përfitojnë rreth 170 miliardë dollarë fonde shtesë deri në shtator 2029, një rritje e konsiderueshme krahasuar me buxhetet e tyre vjetore aktuale prej rreth 19 miliardë dollarësh.
Zyrtarët e administratës bëjnë me dije se fondet do të përdoren për punësimin e mijëra agjentëve të rinj, hapjen e qendrave të reja të paraburgimit dhe bashkëpunimin me kompani private për gjurmimin e emigrantëve pa status të rregullt ligjor.
Masat e rrepta kanë ndikuar edhe në zhvillimet politike lokale. Në Miami, një nga qytetet më të prekura për shkak të popullsisë së madhe emigrante, u zgjodh javën e kaluar kryetari i parë demokrat i bashkisë pas gati 30 vitesh, një rezultat që kryetari i zgjedhur e cilësoi pjesërisht si reagim ndaj politikave të presidentit Trump.
Përveç forcimit të zbatimit të ligjit, presidenti ka hequr statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra emigrantë nga Haiti, Venezuela dhe Afganistani, duke zgjeruar ndjeshëm numrin e personave që mund të deportohen.
Trump ka premtuar largimin e 1 milion emigrantëve në vit, një objektiv që, sipas ekspertëve, është i vështirë të arrihet.
Deri më tani, rreth 622 mijë emigrantë janë deportuar që nga marrja e detyrës së tij në janar.
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë