Gjatë ditës së sotme, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se Komonuellthi i Bahamas ka vendosur të njohë pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i 121-të që njeh shtetin tonë.
E ndaj këtij vendimi ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, e cila e ka dënuar ashpër vendimin, raporton Klankosova.tv.
Sipas MPJ-së serbe, me këtë veprim është shkelur rëndë rendi ndërkombëtar juridik i bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara.
“Vendimi i autoriteteve të Komonuelthit të Bahamas vlerësohet si veçanërisht joproduktiv në kontekstin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pasi përfaqëson një veprim të njëanshëm që e rrezikon drejtpërdrejt këtë proces”, tha MPJ-ja serbe.
Në fund, kjo ministri u ka bërë thirrje autoriteteve të Komonuelthit të Bahamas “që ta rishqyrtojnë vendimin dhe t’i kthehen respektimit të parimeve universale të së drejtës ndërkombëtare, të cilat”, sipas saj, “janë themeli i stabilitetit dhe paqes në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...