Sonte është Gala Mbrëmja e Basketbollit të Kosovës. Në këtë event shumë të rëndësishëm do të nderohen më të mirët e basketbollit për vitin që po e lëmë pas në ceremoninë “Laureatët 2025”.
Në mbrëmjen e yjeve do të nderohen më të mirët e vitit 2025, si Basketbollisti më i mirë i vitit, Basketbollistja më e mirë, Top 5 në të dyja konkurrencat. Gjithashtu do të nderohen Klubet më të mira te meshkujt dhe femrat. Po ashtu do të ketë çmime për Shpresat e Vitit, si dhe Trajnerin e Vitit, e si zakonisht edhe Gjyqtari i Vitit e Kontribuuesi i basketbollit.
Po ashtu do të ketë çmim për Ambasadorin e basketbollit të Kosovës jashtë vendit.
Çmime speciale dhe shumë të rëndësishme janë edhe për Veteranët, duke i nderuar që kanë dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës.
Në këtë event shumë të rëndësishëm do të marrin pjesë zyrtarët e FBK-së, sponsorët, partnerët, përfaqësues të klubeve në vendin tonë, basketbollistë e basketbolliste dhe përfaqësues nga komuniteti i basketbollit në vendin tonë.
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...