10:14 / 19.12.2025
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
DW
Ne debatin për financimin e ardhshëm për Ukrainën, BE ra dakord për një kredi 90 miliardë euro për Ukrainën. Asetet ruse mbeten të ngrira po nuk përdoren aktualisht.
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së kanë arritur një kompromis mbi financimin e ardhshëm të Ukrainës. Kancelari gjerman Friedrich Merz pas samitit të BE-së në Bruksel, njoftoi, se Ukraina do të marrë një kredi pa interes prej 90 miliardë eurosh nga BE-ja. Këto fonde janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat ushtarake dhe buxhetore për dy vitet e ardhshme, deklaroi Merz. “Ne do t’i mbajmë asetet ruse të ngrira derisa Rusia të ketë kompensuar Ukrainën”, tha Kancelari Merz. “Dhe ne rezervojmë shprehimisht të drejtën: Nëse Rusia nuk do të ofrojë kompensim, ne – në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar – do t’i përdorim asetet ruse.”
Merz e përshëndeti dakordimin e BE si “sukses të madh”, edhe pse zgjidhja ishte ndryshe nga propozimi i tij fillestar. Merz do kishte dashur të përdorte fondet e bankës qendrore ruse direkt për kredi, por kjo rezultoi me gjasa shumë e ndërlikuar gjatë negociatave me orë të tëra në Bruksel. Renditja e financimit është ndryshuar, tha Merz, dhe qëllimi për ta bërë Rusinë të paguajë për këtë luftë është arritur. Asetet e ngrira ruse nuk përdoren drejtpërdrejt, por si garanci për kredinë 90 miliardë euro.
Shtyhet nënshkrimi i marrëveshjes BE-Mercosur
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i shtyu planet për të nënshkruar marrëveshjen tregtare me vendet e Mercosur të Amerikës së Jugut për në janar. Von der Leyen i informoi krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së për këtë në samitin në Bruksel.Brazili ishte treguar më parë i gatshëm për shtyrjen.
Von der Leyen planifikonte ta nënshkruante marrëveshjen e tregtisë së lirë të BE-së me vendet e Mercosur-it, Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain, gjatë një samiti që zhvillohet të shtunën në Brazil. Por për këtë ajo ka nevojë për miratimin paraprak nga Këshilli i 27 shteteve anëtare të BE-së, ku aktualisht ekziston një pakicë, e cila mund ta bllokojë vendimin, e përbërë nga Franca, Italia, Polonia dhe Hungaria.
Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva shprehu gatishmërinë e tij për t’i dhënë BE-së, e cila është e ndarë për këtë çështje, kohë shtesë për ta shqyrtuar marrëveshjen sikuse kishte kërkuar Italia. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i kishte kërkuar atij “një javë, dhjetë ditë, maksimumi një muaj” kohë për t’u menduar, dhe pas kësaj kohe Italia do të ishte e gatshme ta nënshkruante marrëveshjen, u tha Lula gazetarëve.
Vota e Italisë vendimtare
Vota e Italisë konsiderohet si vendimtare, sepse shtetet e tjera nuk ka gjasa të ndryshojnë qëndrimet e tyre. Meloni nuk e hedh poshtë kategorikisht marrëveshjen, por e kishte përjashtuar nënshkrimin e saj këtë javë. Qeveria italiane është “e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen sapo fermerët të marrin përgjigjet e nevojshme”, njoftoi zyra e saj të enjten (18.12.). Këto përgjigje mund të “përcaktohen brenda një kohe të shkurtër”.
Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) kërkoi në samitin e BE-së në Bruksel një nënshkrim të shpejtë të marrëveshjes tregtare me vendet e Mercosur-it, ashtu si edhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez dhe homologu i tij portugez, Luís Montenegro. Kurse Presidenti francez Emmanuel Macron, e përforcoi qëndrimin e tij refuzues.
Çfarë është marrëveshja me grupin Mercosur?
Marrëveshja Mercosur, negociatat për të cilin po vazhdojnë prej më shumë se 25 vjetësh, synon të krijojë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë, e cila përfshin më shumë se 700 milionë vetë. Nga njëra anë BE-ja dhe nga ana tjetër vendet e Mercosur-it, Argjentina, Brazili, Paraguai dhe Uruguai. Bolivia, cila i është bashkuar gjithashtu grupit Mercosur, fillimisht nuk është pjesë e marrëveshjes.
Marrëveshja parashikon që të eliminohen tarifat doganore për 91 përqind të mallrave që tregtohen midis BE-së dhe vendeve të grupit Mercosur.
Evropianët eksportojnë përtej Atlantikut mallra të tilla si makina dhe kimikate, kurse vendet e Mercosur-it eksportojnë në Evropë kryesisht produkte bujqësore dhe lëndë të para. Marrëveshja përcakton për importetet pa taksa nga vendet e Mercosur-it një kufizim për disa mallra, si mishi i viçit dhe i pulës,
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...