Të premten, gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare të Jarinjës, janë zbuluar mbi 10 mijë euro mjete monetare të padeklaruara.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka dhënë detaje lidhur me rastin.
“SPK Jarinje 18.12.2025 – 10:58. Me datë 18 .12.2025 hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa te Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të pa deklaruara (euro dhe dinar) në vlerë prej 10.206.84 euro. Lidhur me rastin për procedurat e mëtejme është angazhuar Dogana e Kosovës”, thuhet në raport./Arbresh.info
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media