Ushtria amerikane ka kryer të enjten sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë pesë persona.
Lajmi u konfirmua nga Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM). Me këtë sulm, numri total i të vrarëve në operacionet amerikane kundër anijeve të dyshuara ka shkuar në të paktën 104 persona. Sulmi i së enjtes është i treti brenda kësaj jave.
Sipas SOUTHCOM, operacioni u krye me urdhër të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe nuk pati të lënduar nga forcat amerikane.
Të hënën, SHBA-të vranë tetë persona në sulme ndaj tre anijeve, ndërsa të mërkurën u vranë katër persona në një tjetër sulm. Këto veprime janë pjesë e një fushate të vazhdueshme ushtarake të quajtur “Operacioni Southern Spear”, që synon goditjen e trafikut të narkotikëve, raporton CNN.
Administrata Trump ka shtuar praninë ushtarake në Amerikën e Jugut dhe Karaibe muajt e fundit, me fokus të veçantë Venezuelën.
Presidenti Donald Trump ka akuzuar Venezuelën për përvetësim të pasurive amerikane dhe ka urdhëruar bllokadë të plotë ndaj cisternave të naftës të sanksionuara. Presidenti venezuelian Nicolas Maduro i ka quajtur këto veprime përpjekje kolonialiste dhe me synimin, për ndryshim regjimi.
Ndërkohë, në Kongresin Amerikan po ngrihen pikëpyetje mbi ligjshmërinë e këtyre sulmeve. Ligjvënësit kritikojnë faktin se administrata nuk ka paraqitur prova publike për praninë e drogës apo lidhjet terroriste të anijeve të goditura.
Dhoma e Përfaqësuesve rrëzoi dy rezoluta që synonin kufizimin e veprimeve ushtarake të administratës Trump në rajon.
FSK-ja përmbyll trajnimin “Simboli i Ujkut”
E dhimbshme/Ndahet nga jeta në moshë të re polici Albion Max...
Sallahu: Vetëm duke e ruajtur kujtesën sigurojmë një të ardh...
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...