Artisti kosovar, Yll Limani ka prezantuar albumin e tij të dytë, “Thirrëm Sot ose Nëser”, një projekt i plotë me 16 këngë që përzien zhanret pop-rock dhe baladat klasike, duke reflektuar stilin unik dhe emocionin karakteristik të artistit.
“Thirrëm Sot ose Nesër” përfaqëson një kapitull të ri artistik dhe shënon një transformim të madh në karrierën e Yll Limanit. Më i guximshëm, më personal dhe më i kompletuar se kurrë më parë.
Çdo këngë e albumit shoqërohet me një visualizer, të gjitha të realizuara në Barcelonë, Spanjë nën ekzekutimin e label-it Three60 Music, duke krijuar një standard të lartë vizual dhe një eksperiencë unike për fansat.
Për promovimin e albumit, u zhvillua një kampanjë pre-release e gjerë, duke përfshirë brendimin e autobusëve dhe pritoreve në Prishtinë me inicialet “TSN”, si dhe vendosjen e billboard-eve në pika strategjike të qytetit – një lëvizje që tërhoqi shumë vëmendje dhe ngjalli kuriozitet mbi kuptimin e saj.
Pas publikimit të emrit të albumit dhe artwork-ut zyrtar, elementi misterioz “TSN” u transformua në “Thirrëm Sot ose Nesër”, duke nxitur diskutime të gjera dhe duke e bërë atë një nga kampanjat dhe albumet më të përfolura dhe të suksesshme të vitit.
“Thirrëm Sot ose Nesër” tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat digjitale, duke konsoliduar Yll Limanin si një nga artistët më të rëndësishëm të skenës muzikore rajonale.
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...