Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është ekstraduar nga Zvicra një i dyshuar kosovar, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar për veprën penale “Kanosje”.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre zvicerane.
Pas mbërritjes në vend, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit për të vazhduar procedurat ligjore.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 17.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Republikën e Kosovës. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete Zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Kanosje”. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Zvicerane”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Policia thekson se do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe për gjurmimin dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit./Arbresh.info
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...