Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një raund të ri sanksionesh ndaj sektorit të energjisë ruse për të rritur më tej presionin mbi Moskën nëse Presidenti rus Vladimir Putin refuzon të pranojë një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën, raportoi Bloomberg, duke cituar burime.
Ndër masat që po merren në konsideratë është shënjestrimi i anijeve në flotën ruse të cisternave të naftës, si dhe i tregtarëve që lehtësojnë transaksionet, thanë burimet në kushte anonimiteti.
Sanksionet e reja, thuhet se mund të shpallen që këtë javë.
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessant, diskutoi planet me një grup ambasadorësh evropianë, duke theksuar se SHBA-të vazhdojnë t’i japin përparësi përfundimit të luftës në Ukrainë nën drejtimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Vendimi përfundimtar për masat i lihet presidentit.
Negociatat për një marrëveshje të mundshme paqeje po përparojnë, me disa marrëveshje mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Megjithatë, pikat e mosmarrëveshjes mbeten statusi i territoreve në Ukrainën lindore, përdorimi i aseteve të ngrira ruse dhe menaxhimi i centralit bërthamor të Zaporozhye-s.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...