Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për zjarrvënie, lidhur me një rast të ndodhur më 17 shtator 2025 në Lipjan, ku një veturë ishte përfshirë nga zjarri.
Sipas Policisë së rajonit të Prishtinës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), pas veprimeve hetimore dhe operative që çuan në identifikimin e të dyshuarit, H.K., shtetas i Republikës së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetimet për rastin po vazhdojnë.
Policia ka njoftuar se për këtë rast më herët ishin arrestuar edhe tre persona të tjerë./Arbresh.info
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita